​Këto janë votat e deritanishme të kandidatëve për kryeministër nga përfaqësitë diplomatike

Nga 44.19 për qind e votave të numëruara të përfaqësive diplomatike, të publikuara mbrëmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në ora 23:48, del se Lëvizja Vetëvendosje ka marr 3 mijë e 305 vota, derisa nga këto 2 mijë e 886 vota ka marr kandidati për kryeministër Albin Kurti.

Subjekti i dytë që pason pas LVV-së është Lidhja Demokratike e Kosovës me 291 vota, derisa kandidati Lumir Abdixhiku ka marr 255 vota.

E treta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës me 232 vota, derisa kandidati Bedri Hamza ka marr 203 vota.

Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr 62 vota, nga to 48 vota i ka marr kandidati Ramush Haradinaj.

Back to top button