“Këto janë votat të cilat shpallen të pavlefshme”

Merovci ka treguar se cila vota shpallen të pavlefshme

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Adnan Merovci në Click të RTV21 ka treguar se cilat vota shpallen si të pavlefshme, pasi që tha se për votat e pavlefshme qëndron bindja se janë vota të falsifikuara, shkruan rtv21.tv

“Vota të cilës i mungon vota për subjektin politik, vota e cila i ka dy subjekte politike, fletëvotimi i cili i ka numrat e kandidatëve dhe ju mungon subjekti politik, fletëvotimi i cili është i dëmtuar qëllimisht, fletëvotimi të cilit i mungon vula nga komisioneri dhe fletëvotim ose vota e cila është në rregull por që është qitë në anën e të pavlefshmeve”, këta janë kategoritë që përbëjnë votat e pavlefshme tha Merovci.

Ndryshe në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë janë shpallur mbi 52 mijë vota të pavlefshme./21Media

Back to top button