Këto lagje në Prishtinë nesër nuk do të kenë ujë

 
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër në lagjen e “Muhaxhirëve” dhe lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Këto dy lagje do të mbeten pa ujë duke filluar nga ora 10:00 deri në 18:00.
Sipas njoftimit, kjo ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm vjen pasi do të investohet në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit.
“Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 10:00-18:00 do të realizohen punime teknike në infrastrukturë, konkretisht do të ndrrohet gypi i ujit AC fi 350 mm dhe do të vendoset gyp i ri. Përgjatë punimeve, ne jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për dy lagje të Prishtinës: Lagjja e ‘Muhaxhirëve’ dhe lagjja ‘Bregu i Diellit’. Përpjekjet e ekipeve të mirëmbajtjes dhe operimit do të jenë maksimale për realizim sa më të shpejt të këtyre punimeve, shumë të rëndësishme për dy lagjet e kryeqytetit”, bëhet e ditur në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”./21Media

Back to top button