Këto ndihma ia ofrojnë Polonia dhe Franca shtetit ukrainas
Ukraina do të pranojë ndihmë edhe nga Polonia dhe Franca.
Polonia do të sigurojë një tren special për të transportuar të plagosurit nga Ukraina në spitale të ndryshme në Varshavë, tha një zyrtar të shtunën.
“Polonia nuk harron ndihmën për Ukrainën. Ne po nisim një tren për të plagosurit që pësuan si rezultat i operacioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës,” tha në një postim në Twitter Stanisław Żaryn, zëdhënës i ministrit të koordinatorit të shërbimeve speciale.
Ndërsa, Franca do të dërgojë furnizime me karburant në Ukrainë së bashku me pajisje mbrojtëse për të mbështetur rezistencën e vendit ndaj pushtimit rus, tha Pallati Élysée në një deklaratë të shtunën pas një takimi të pjesshëm të këshillit kombëtar të mbrojtjes, transmeton rtv21.tv
Deklarata nuk dha detaje të mëtejshme mbi pajisjet mbrojtëse, por një burim i Elysée u tha gazetarëve të shtunën më herët se kjo mund të përfshijë armë antitank.
Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes ra dakord gjithashtu të ngrijë asetet financiare të rusëve të shënjestruar nga sanksionet dhe njoftoi masa për të “luftuar propagandën nga ndikuesit dhe mediat ruse në tokën evropiane”, thuhet në deklaratë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?