Këto vende mbesin pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi se një pjesë e Graçanicës dhe zona në drejtim të Llapnasellës, Preocit dhe në Zonën Industriale, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti.

Furnizimi me ujë të pijshëm pritet të kthehet në orën 21:00.

Sipas Kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes po punojnë nga orët e mëngjesit për sanim, por afërsia me lumin Graçanka dhe nga by-passet e linjave, kanë shkaktuar edhe më shumë “vështirësi në sanimin e problemit në fjalë”.

“Ju njoftojmë për një defekt të ndodhur në linjën AC DN 150 tip D, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm janë një pjesë e Graçanicës si dhe zona në drejtim të Llapnasellës, Preoci, Zona Industriale”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./21Media

Back to top button