KFOR-i mban stërvitjen “OPREH Niveli II” nga 30 gusht-8 shtator

KFOR-i do të zhvillojë një ushtrim për trajnim dhe stërvitje operacionale në Kosovë nga data 30 gusht deri 8 shtator, i cili do të rezultojë në një rritje të përkohshme të trupave në terren.
Një kontingjent i vogël ushtarak nga Britania e Madhe do të arrijë në Kosovë më 13 gusht, me detyrën për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për të strehuar një kontingjent më të madh të NATO-s që do të marrë pjesë në këtë stërvitje.
Trupa shtesë nga aleatët e tjerë të NATO -s, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Rumaninë, Turqinë dhe Britaninë e Madhe do të arrijnë deri në fund të gushtit.
Në stërvitje do të përfshihen skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, aktivitete të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie. Në përfundim të stërvitjes, të gjitha forcat shtesë do të largohen nga Kosova dhe do të kthehen në vendet e tyre përkatëse.
Kjo përfaqëson një ngjarje rutinë, nën emërtimin “OPREH Niveli II”. Trupat nga vendet aleate stërviten së bashku me njësitë e KFOR-it si pjesë e Forcës Operative Rezervë.
Edhe pse gjasat janë të vogla, forcat rezervë shtesë të NATO-s mund të thirren në rast se KFOR-it i nevojitet ndihmë në zbatimin e mandatit të saj të OKB-se për të ruajtur një mjedis të qete dhe të sigurte si dhe për të siguruar liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, thuhet në njoftim.
Komunitetet lokale mund të vërejnë një sasi të shtuar të lëvizjes së automjeteve, që rezulton nga transporti i automjeteve të blinduara ndërsa njësitë mbërrijnë në përgatitje.

Back to top button