KFOR-i ndalon një person në Podujevë

Një banor i Podujevës me AK-47 ka shtënë disa herë në ajër. Më të dëgjuar krismat e armës në një distancë rreth 100 metra, njësiti i KFOR-it ka ndaluar të dyshuarin i cili fillimisht mohoi se ka shtënë me armë, por më pas e pranoi fajin.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
“Në një distancë rreth 100 metra nga vendi i ngjarjes, njësia e KFOR-it ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar, i cili fillimisht nuk e ka pranuar se ka shtënë me armë, por pas pak në pyll është gjetur arma AK-47 me një karikatorë dhe njëzet e një fishekë që dyshohet se i përkasin të njëjtës armë. I dyshuari ka pranuar se arma është pronë e tij dhe ka shtënë disa here në ajër me të”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti ka kaluar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button