KFOR-i për takimin Osmani-Ulutash: Folën për Urën e Ibrit

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot kanë zhvilluar një takim.
Përmes një postimi në Facebook KFOR-i bëri të ditur se ky takim ishte pjesë e takimeve të rregullta të Ulutashit me përfaqësues të institucioneve në Kosovë.
“Ata shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Gjeneralmajor Ulutash nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të koordinimit me homologët e tij. Në lidhje me urën në Mitrovicë, ai rikonfirmoi qëndrimin e kahershëm të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.