Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR-i stërvitet me EULEX-in për kontrollin e turmave dhe trazirave

Trupat hungareze të KFOR-it kanë zhvilluar trajnim të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave me personelin e EULEX-it, kështu duke forcuar më tej bashkëpunimin midis dy misioneve.

Misioni i NATO-s në Kosovë njofton se aktiviteti u përqendrua në përmirësimin e koordinimit, qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën presion, ”duke u lejuar ekipeve të përsosin taktikat dhe të përmirësojnë ndërveprimin gjatë situatave komplekse të sigurisë”.

“Një trajnim i tillë i përbashkët është thelbësor për të siguruar përgjigje efektive dhe të sinkronizuara mirë në mjedise kërkuese – duke mbështetur gatishmërinë e misionit dhe duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button