KFOR kryen patrullime: Jemi të përkushtuar për mjedis të sigurt
KFOR ka njoftuar se ushtarët e këtij misioni kanë kryer patrullime në vend, përmes të cilave, shton KFOR-i, personi ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin.
“Përmes këtyre patrullimeve të rregullta, personeli i KFOR-it ruan ndërgjegjësimin për situatën dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në UN Security Council Resolution 1244 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Kosovo Police dhe European Union Rule of Law Mission in Kosovo (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës për sigurinë.”, përfundon njoftimi.