KFOR po ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë

KFOR ka njoftuar se është angazhuar për ndaljen e zjarreve në vende te ndryshme të Kosovës

“ Misioni i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, me trupa ajrore të ShBA-së të caktuara në Komandanë Rajonale-Lindje, vazhdon të ndihmojë Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në luftimin e zjarreve të egra që po përfshijnë pjesë të ndryshme të rajonit.”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Po ashtu bëhet e ditur se dy skuadra të helikopterëve UH-60 Black Haëk nga KFOR-i, të pajisura me Bambi Buckets, kryen fluturime të shumta për spërkatje ujë nga ajri mbi rajonet e prekura nga zjarri, duke punuar për të përmbajtur flakët që kërcënojnë popullsinë civile dhe infrastrukturën lokale.

“Gjatë një periudhe dy-orëshe, skuadrat kryen 18 shpërndarje të ujit, duke sjellë më shumë se 43,500 litra ujë në zonën e prekjes. Puna e tillë thekson aftësinë e reagimit të shpejtë të KFOR-it dhe përkushtimin e tij të palëkundur për të mbrojtur popullsitë lokale dhe për të ndihmuar autoritetet civile të emergjencave gjatë kohërave të krizës.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatet e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe paanshmëri. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Çështjet e Ligjit dhe të Sigurisë në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre për reagim ndaj çështjeve të sigurisë.”, përfundon njoftimi./21Media

Back to top button