KFOR vendos barrikada të reja te Manastiri i Deçanit
KFOR ka vendosur barrikada të reja në afërsi të Manastirit të Deçanit. Përmes një komunkate për media KFOR-i ka bërë të ditur se barrikadat e reja janë vendosur në marrëveshje me autoritetet lokale. “
KFOR ka vendosur barrikada të reja në afërsi të Manastirit të Deçanit.
Përmes një komunkate për media KFOR-i ka bërë të ditur se barrikadat e reja janë vendosur në marrëveshje me autoritetet lokale.
“KFOR-i e ka konsideruar të domosdoshme zëvendësimin e pengesat e vjetra me ato të reja, në mënyrë që të sigurohet një nivel i vazhdueshëm, efektiv i mbrojtja dhe siguria – siç kërkohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Rezoluta 1244 e vitit 1999, e cila mandaton KFOR-in për të siguruar ambientin dhe për të dhënë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë – ndërsa në të njëjtën kohë duke siguruar shkallën më të lartë të respektit përreth mjedisit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Sipas komunikatës ky hap do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, si për popullatën lokale ashtu edhe për turistët që vizitojnë.
Sipas KFOR-it, që nga sot, Manastiri i Deçanit është vendi i vetëm fetar që ruhet nga ta. Ata thonë se të gjitha vendet e tjera fetare ose ruhen nga Policia e Kosovës ose nuk ruhen fare./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






