KGJK i përgjigjet KQZ-së: Të dhënat për 47 kandidatët e dënuar janë të sakta

 

Këshilli Gyqësor i Kosovës i ka kthyer përgjigje KQZ-së se lista me 47 persona të dënuar me aktgjykim të formës së prerë është e saktë.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e KQZ-së e cila është duke u mbajtur në këto momente.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim sot i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë. Pas kësaj Anëtarët e KQZ-së kërkuan dokumente shtesë për rekomandimin e Zyrës për Certifikim./21Media

Back to top button