Kiana e gatshme për Lojërat Olimpike në Pekin
Skitarja kosovare Kiana Kryeziu është e gatshme për garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Ajo ka thënë se është përgatitur shumë mirë dhe është e gatshme për debutimin e saj në këtë sfidë ku do ta përfaqësojë Kosovën si vajza e parë në LOD.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, është shumë e organizuar mirë do të thotë pista, qitet, heket, i kemi tri ndrrime edhe thjeshtë është super…Agim Popovci, trajneri im është një pjesë themelore e ushtrimeve dhe jetës sime si sportiste. Ai më mungon shumë, sidomos tani në këto momente që më duhet të jetë këtu dhe nesër që e kam garën por në përgjithësi unë e di se çfarë më ka thënë ai dhe thjeshtë do të vazhdojë më këshilla e tij. Gati jam, jam e përgatitur, jam përgatitur gjatë gjithë vitit 2021 ka qenë një prej synimeve më të mëdha të miat kështu që jam shumë e emocionuar dhe mezi po pres”, tha Kryeziu.
Lëshimin e saj të parë Kiana Kryeziu pritet ta bëjë në mëngjesin e hershëm të së hënës, rreth orë 02:00./21Media