Kiana Kryeziu i siguron një tjetër medalje Kosovës
1 min read
Kosova ka marrë pjesë në garat për ski që janë organizuar në Mal të Zi.
Garuesja që përfaqëson Kosovën, Kiana Kryeziu ka fituar medaljen e argjendë në garën e sotme.
Përfaqësuesja e Kosovës po udhëhiqet nga Agim Pupovci dhe atje po arrijnë rezultate të shkëlqyeshme.
“Shkëlqimi i përfaqësueses sonë nuk ka të ndalur!Kiana Kryeziu ka fituar medaljen e argjendë në garën e sotme që po organizohen në Mal të Zi!Përfaqësuesja jonë e udhëhequr nga Selektori z.Agim Pupovci po arrinë rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, garave të FIS, e cila është prova më e mirë për punën kualitative dhe angazhimin e të gjithë stafit të federatës, duke u nisur nga garuesit, trenerët dhe Bordi i FSK-së!”, thuhej në njoftim.
Në garën e sotme ku po marrin pjesë 18 vende të ndryshme, Kiana u radhit e 2-ta në disiplinën e Sllallomit (SL) dhe të cilës i duhen edhe 3 rezultate për të e kompletuar normën Olimpike.
Pas saj, Arba Pupovci u radhit e 7-ta dhe arriti 215 pikë të FIS-it.
Gara e SL e paraparë për gjininë e meshkujve është anuluar për shkak të kushteve jo të përshtatshme të borës.
Kështu, Kombëtarja e Kosovës synon rrugën për në Pekin 2022./21Media