Kiana zë vendin e 49-të nga 82 në total!

Kiana Kryeziu debutoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në LOD Pekin 2022.
Kryeziu zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në total. Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.
KOK ka përgëzuar Kianën për paraqitjen e saj në këto Lojëra Olimpike.
“Pavarësisht rezultatit, vetë kualifikimi në LOD Pekini 2022 është arritje e madhe për Kianën, e cila ka të ardhme të ndritur. KOK përgëzon paraqitjen e Kianës dhe arritjen e saj deri në LOD, derisa i dëshiron fat dhe suksese në karrieren e saj”, ka shkruar KOK-u.
Kiana Kryeziu është bërë vajza e parë nga Kosova që përfaqësoi vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore./21Media

Back to top button