Kica Xhelili i reagon Çekut: Bëjeni qeverinë, LDK me vullnet të mirë rri në opozitë

Doarsa Kica Xhelili nga LDK-ja i ka reaguar Hajrulla Çekut nga LVV-ja i cili sot ka thënë se si kërkon Abdixhiku të bëhet kryeminisër kur u ka humbur zgjedhjet.

Kica Xhelili përmes një postimi në Facebook i reagoi Çekut duke thënë se duhet ta bëjnë qeverinë, derisa LDK-ja qëndron në opozitë.

“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta?Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë!LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta.”, shkroi Doarsa Kica Xhelili.

Back to top button