Kica Xhelili – VV- së: Qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë sot se subjekti politik ku ajo bën pjesë do ta luftojë korrupsionin duke filluar nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

“Në universin paralel të VV, e majta flet për të djathtën, e zero është baraz me pesë.
Mbajeni mend – KORRUPSIONIN e keni bërë mjet veprimi, por nuk e keni gjatë. KORRUPSIONIN do ta luftojmë ne, duke filluar nga JU, e të tjerë para jush.
E ju në vend se të flisni për:
Mesazhet me Nagipin për tenderë të KEK;
Për 270 milion euro kontrata ndër tavolinë;
Ministren që ndryshon rregulla për kunetër;
Ministra të akuzuar për korrupsion, e deputetë që montojnë procese punësimi;
Milionët e Martinit e dostave tjerë të Albinit;”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.

Më tej ajo ka thënë se LDK është e vetmja parti politike anëtare e EPP.

“Na flisni se si ne, LDK, e VETMJA parti politike anëtarë e EPP (partive popullore evropiane) në Kosovë, nuk qenkemi të djathtë. Mbajeni mend: Hakun ky popull ja nxjerr gjithçkaje. Ai qytetari që e keni llogaritur analfabet, do t’ua kthejë shuplakë fytyrës”, ka përfunduar Kica Xhelili.

 

Back to top button