Kida entuziaste për albumin e ri
Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi e njohur me emrin skenik, Kida ditë më parë paralajmëroi se është në përgatitje të albumit të ri.
Krahas këngës “Dinero”, e cila ka pak ditë që u publikua, Kida për dëgjuesit e muzikës së saj dha lajmin se albumi po vjen më shpejtë nga ç’e keni menduar.
“Mezi po pres albumi po vjen shumë shumë shpejt”, shkruan Kida në Instagram.
Artistja shënoi kulminacionin e kësaj vere me hitin “Dale” në bashkëpunim me Ledrin e Butrintin./21Media