Kiev në shtetrrethim për një javë

Një shtetrrethim gjatë natës ka hyrë në fuqi në Kiev nga e hëna në të premte këtë javë për shkak të “veprimeve provokuese” të Rusisë, ka thënë Oleksandr Pavliuk, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit.
Ora policore do të zgjasë nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit me orën lokale.
“Kujtojmë se gjatë kohës së shtetrrethimit është e ndaluar të jesh në rrugë dhe në vende të tjera publike, të lëvizësh me transport apo në këmbë. Përjashtohen ata që janë të përfshirë që kanë leje të posaçme dhe letërnjoftim. Gjatë gjendjes së luftës, është e rëndësishme t’u përmbahen kërkesave dhe vendimeve që zbatohen në terren. Masa të tilla ndihmojnë në mbrojtjen e popullsisë nga veprimet provokuese të armikut”, ka thënë Pavliuk./21Media

Back to top button