Kaloni te përmbajtja kryesore

Kievi i rrethuar nga forcat ruse

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko thotë se qyteti tani është “i rrethuar” nga forcat ruse.

Klitschko u pyet nëse ka pasur plane për evakuimin e civilëve nëse trupat ruse kapin kryeqytetin.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse të gjitha rrugët janë të bllokuara. Për momentin ne jemi të rrethuar”, tha ai për Associated Press.

Sulmet ajrore kanë tingëlluar në qytet ndërsa banorët përballen me një natë tjetër nën kërcënimin e sulmeve ajrore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button