Kaloni te përmbajtja kryesore

Kim Dotkom kërkon nga policia të marrë në pyetje shefin e FBI-së

Pasi që FBI nuk ka pasur të drejtë që të arrijë deri te këto disqe, Dotkom deklaroi se ata kanë kryer vjedhje

Kim Dotkom ka dorëzuar një ankesë në policinë e Zelandës së Re, pasi drejtori i FBI-së James Comey arriti në këtë rajon për të marrë pjesë në një konferencë.

Në ankesën e Dotkom thuhet seComey duhet të merret urgjentisht në pyetje me rastin e marrjes së hard disqeve të klonuara të Megaupload në vitin 2012.

Kur autoritetet në Zelandë të Re dhe SHBA shuan Megaupload në vitin 2012, ishin konfiskuar të dhëna të shumta. Hard disqet e konfiskuara në Zelandën e Re janë klonuar pak kohë pas shuarjes së Megaupload dhe i janë dorëzuar FBI-së.

Gjykata më vonë vërtetoi se një gjë e tillë nuk është dashur të lejohet, duke urdhëruar FBI-në për shkatërrimin e kopjeve që posedon.

Shefi i FBI-së ka qëndruar në Zelandë të Re për të marrë pjesë në një konferencë, ndërsa Dotkom shfrytëzoi rastin që të bëjë ankesë në policinë lokale. Avokati i tij ka tërhequr vërejtjen se shefi i FBI-së duhet të merret në pyetje për shkak të dorëzimit ilegal të disqeve të klonuara në organizatën që ai drejton.

“Comey do të jetë në gjendje që të ndihmojë policinë në lidhje me hetimet që janë duke u bërë”, thuhet në ankesë.

Pasi që FBI nuk ka pasur të drejtë që të arrijë deri te këto disqe, Dotkom deklaroi se ata kanë kryer vjedhje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button