Kina do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën

Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Wang Yi, teksa përsëriti thirrjen për vazhdimin e bisedimeve diplomatike.
Ai theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë është e fortë dhe perspektivat për bashkëpunim janë shumë të gjera.
Fjalët e Yi vijnë disa orë pasi kryeministri i Australisë Scott Morrison i kërkoi Kinës të denoncojë Rusinë.
Në një fjalim të gjatë për politikën e jashtme në Sydney, Morrison tha se Kina ka folur vazhdimisht për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.
”I takon Kinës, në këtë pikë kyçe të historisë, të tregojë se këto janë më shumë se vetëm fjalë, asnjë vend nuk do të kishte një ndikim më të madh në Rusi sesa Kina” tha Morrison.
Deri më tani, qeveria e Kinës as nuk e ka dënuar dhe as e ka falur luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe madje është përmbajtur duke e quajtur atë një “pushtim” në radhë të parë.
Por në fillim të kësaj jave, Yi sinjalizoi se Kina ishte gati të luante një rol në ndërmjetësimin e një armëpushimi./21Media

Back to top button