Kina e fton në vizitë vajzën e Trumpit

Kina e ka ftuar për vizitë Ivanka Trump dhe Jared Kushner

Kina i ka bërë ftesë vajzës së presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner që të vizitojnë Pekinin kah fundi i vitit, deklaroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Me këtë ftesë, Kina synon thellimin e bashkëpunimit të njerëzve të rinj me ndikim, të cilët kanë marrë pjesë në samitin e parë të Trump dhe presidentit kinez Si Jingping në prill, i cili ka përmirësuar kushtet për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve më të fuqishme ekonomike në botë.

Back to top button