Kina i bën thirrje SHBA-së që të lirojë “menjëherë” Maduron dhe bashkëshorten e tij

Kina i ka bërë thirrje SHBA-së që të lirojë “menjëherë” presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen në paraburgim në Shtetet e Bashkuara pasi janë rrëmbyer nga forcat amerikane nga kryeqyteti venezuelian, Karakasi.
“Kina i bën thirrje SHBA-së të garantojë sigurinë personale të presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij, t’i lirojë menjëherë ata, të ndalë përpjekjet për të minuar regjimin venezuelian dhe ta zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe negociatave,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Më herët, Pekini kishte deklaruar se ishte “thellësisht i tronditur dhe dënon fuqishëm përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-ja kundër një shteti sovran”./CNN