Kina ‘imitoi’ Korenë e Veriut
Kina “imitoi” Korenë e Veriut duke gjuajtur raketa në ujërat afër ishullit, ka thënë ministria e jashtme e Tajvanit.
Ministria ka bërë gjithashtu thirrje për vetëpërmbajtje mes tensioneve të larta me Pekinin, transmeton rtv21.tv.
Në një deklaratë, ajo thotë se Kina ka kërcënuar sigurinë e Tajvanit dhe u ka kërkuar vendeve të mbështesin ishullin demokratik dhe të mbrojnë së bashku lirinë dhe demokracinë./21Media