Kina kundërshton çdo lëvizje që i shton ”benzinë zjarrit”
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i tha Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken se Pekini do të kundërshtonte çdo veprim që i shton “benzinë zjarrit”.
Në një raport të Global Times, Wang Yi tha se ai inkurajoi negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe negociatave.
Kjo ishte biseda e dytë telefonike mes dy zyrtarëve në dy javë.
Kriza ka paraqitur një sfidë të madhe për Kinën, e cila ende nuk e ka dënuar apo miratuar sulmin e Rusisë ndërsa, Pekini nuk dëshiron të shihet duke mbështetur luftën në Evropë, ai gjithashtu dëshiron të forcojë lidhjet ushtarake dhe strategjike me Moskën.
Wang bëri thirrje që SHBA, NATO dhe Bashkimi Evropian të mbajnë bisedime të drejta me Rusinë dhe të pranojnë shqetësimet e Moskës për sigurinë në lidhje me zgjerimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, thuhet në raport./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?