Kina: Lëreni të qetë Wuhanin!?

Qeveria kineze hedh poshtë planin e OBSH-së për fazën e dytë të studimit të origjinës Covid-19
Qeveria kineze nuk do të marrë pjesë në një fazë të dytë të hetimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi hulumtimin e origjinës së Covid-19, njoftoi të enjten një zyrtar i lartë shëndetësor, pasi në propozim u përfshi mundësia e rrjedhjes së virusit nga një laborator i Wuhan .
Zeng Yixin, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, tha në një konferencë shtypi në Pekin se ishte “befasuar” kur pa rrjedhjen e laboratorit të renditur si një objektiv-kërkimi nën fazën e dytë të hetimit.
“Në disa aspekte, plani i OBSH-së për fazën tjetër të hetimit të origjinës së koronavirusit nuk respekton arsyen e shëndoshë dhe është kundër shkencës. Ishtë e pamundur që ne të pranojmë një plan të tillë,” tha ai.
Zeng gjithashtu u përgjigj lidhur me pretendimet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, se disa punëtorë në Institutin e Virologjisë Wuhan u sëmurën pak para rasteve të para të dokumentuara të Covid-19, duke thënë se “asnjë punonjës ose studiues në WIV nuk u infektua nga koronavirus”!
OBSH lëshoi ​​një raport fillestar nga hetimi i tij mbi origjinën e Covid-19 në mars 2021, në të cilin përcaktoi se virusi ndoshta ka origjinën tek një kafshë para se të përhapet te qeniet njerëzore rreth dhjetorit 2019, thuhet nder te tjera ne një shkrim më të gjatë të CNN/E.D.-21Media

Back to top button