Kina mund të hakmerret duke mbështetur Rusinë në Ukrainë

Teksa u shfaqen pamjet e drejtpërdrejta të aeroplanit të Nancy Pelosi-t duke ateruar në Taipei, bota perëndimore “po na mban frymën”, tha Margaret MacMillan, profesoreshë e historisë ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit.
“Le të shpresojmë që të mos jetë një nga ato momentet historike ku të gjithë shikojmë prapa dhe themi ‘oh, ky ishte vërtet fillimi i diçkaje'”, tha ajo për BBC.
“Çfarë do të bëjë qeveria kineze dhe a do të ndryshojë qëndrimin e saj për gjëra të tjera, për Ukrainën?. Kinezët nuk e kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk i kanë shitur armë. Ata nuk i kanë vënë në lëvizje në Ukrainë, nuk kanë treguar mbështetje me gjithë zemër për ta. Pyes veten nëse kjo do të ndryshojë”, shtoi MacMillan.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi me të mbërritur sot në Tajvan tha se solidariteti i SHBA-së me popullin tajvanez është më i rëndësishëm se kurrë më parë.
Pelosi është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vjetët e fundit. Ajo udhëtoi për në Tajpei nga Malajzia. Po ashtu, pas vizitës në Tajvan Pelosi do të vizitojë Japoninë dhe Korenë e Jugut./21Media 

Back to top button