Kina thotë se SHBA-ja po “luan me zjarrin”, për shkak të mbështetjes së Tajvanit

Qeveria e Kinës e ka kundërshtuar të dielën vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke thënë se Uashingtoni “po luan me zjarrin”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, autorizoi të shtunën furnizimin e Tajvanit me materiale dhe shërbime nga Departamenti i Mbrojtjes, si dhe ofrimin e edukimit dhe trajnimit ushtarak. Kjo ndihmë kap vlerën e rreth 571 milionë dollarëve.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të premten se ka aprovuar shitje armësh për Tajvanin në vlerë 295 milionë dollarë.

Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje SHBA-së në një komunikatë që ta ndalë armatosjen e Tajvanit dhe t’i ndalojë ato që i quajti “lëvizje të rrezikshme që minojnë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit”.

Biden kishte autorizuar një mbështetje të ngjashme në shtator, në vlerë prej 567 milionë dollarë.

Shitja e armatimit përfshin 265 milionë dollarë për rreth 300 sisteme radiotaktike dhe 30 milionë dollarë për 16 mbajtëse armësh.

Ministria e Jashtme e Tajvanit mirëpriti miratimin e dy shitjeve, duke thënë në një postim në rrjetet sociale në X se kjo rikonfirmoi “angazhimin e Qeverisë së SHBA-së ndaj mbrojtjes sonë”.

Back to top button