Kino Armata sjell ‘Kineto’
Kino Armata që nga maji i vitit të kaluar nisi një organizim të komunitetit të entuziastëve të filmit rreth projektit “Kineto”.
“Kineto” – një klub të mendimit kritik i cili ka për qëllim që përmes shfaqjeve filmike të diskutojë mbi çështjet e zhvillimit shoqëror.
Siç ka njoftuar Kino Armata, ky do të jetë projekt i komunitetit ku mund të anëtarësoheni duke plotësuar formën nga poshtë.
“Anëtarët pastaj do të njoftohen mbi filmin e planifikuar, si dhe datën dhe orën e shfaqjes. Vetëm anëtarët e regjistruar do të kenë mundësi të marrin pjesë në shfaqje filmike. Edhe pse presim që gradualisht komuniteti i krijuar të organizojë mënyrën e funksionimit të KINETO, fillimisht Kino ARMATA do ta drejtojë diskursin kuratorial dhe kritik”, thuhet në njoftim./21Media