Kirurgët e Spitalit të Mitrovicës ia heqin 62 vjeçarit tumorin 8 kilogramësh

Sot në Spitalin Rajonal të Mitrovicës kirurgët kanë hequr nga barku i një  62 vjeçari tumorin me madhësi 25×13 centimetra me peshë plotë 8 kilogramë, i cili i kishte zënë gati gjysmën e barkut.
Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të Spitalit, teksa kanë njoftuar se pacienti është në gjendje të mirë,stabile dhe pritet që së shpejti të lirohet në shtëpi.

“Në sallen e Kirurgjisë Abdominale në Spitalin e Përgjithshëm Mitrovicë, një pacientit 62 vjeçar i hiqet masë e madhe tumorale me madhësi 25×13 cm me peshë 8 kg i cili kishte zënë gati gjysmën e barkut. Pacienti është në gjendje të mirë,stabile dhe pritet që së shpejti të lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Spitalit. /21Media
Back to top button