Kirurgët pezullojnë grevën

Greva do të pezullohet deri më 6 maj

Kolegjiumi Kirurg i QKUK-së në takimin e sotëm ka marrë vendim të pezullohet greva deri më 6 maj 2019, në mënyrë që t’i jepet hapësirë Ministrisë së Shëndetësisë të realizojnë detyrimet e tyre ligjore, siç u zotuan në takimin e 14 shkurtit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ata mbesin të vendosur në kërkesat e tyre.

“Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë- rritjene koeficientit në Ligjin për Paga,do të vazhdojnë deri në fund, me të gjitha mjetet ligjore, derisa të fitojmë pozicionin e merituar që nga takon.”, bëhet e ditur në komunikatën e Kolegjiumit të Kirurgëve.

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë protestuar për shtatë javë, me kërkesë për rritje të koeficientit nga 5 në 10./21Media

Back to top button