Kirurgët vendor e ndërkombëtar nderuan të rënët të Gllogjan
Kirurgët ndërkombëtar dhe të trevave shqiptare pas vizitës në Prekaz, sot kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan të Deçanit.
I pranishëm për pritjen e këtyre mjekëve ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ata kanë vazhduar vizitën edhe në kullën e Haradinajt, ku kanë diskutuar rreth projektit të këtij kolegji.
Kurse, kryetari i këtij kolegji, Rifat Latifi ka falënderuar Haradinajn për mikpritjen që i ka bërë këtij kolegji.
Përndryshe, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës në Prishtinë kanë organizuar Kongresin e Parë Klinik, ku kanë qenë më shumë se 800 pjesëmarrës. Gjatë tri ditëve të kongresit, në panele të ndryshme kanë ligjëruan kirurgë ndërkombëtarë dhe të trevave shqiptare.