Kisha Protestante përçon mesazh për paqe dhe mirësi
Një nga misionet e Kishës Protestante është për t’i bërë njerëzit e lumtur
Në organizimin që Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës bëri për shërbesën e Krishtlindjeve u tha se përmes kësaj feste të veçantë për gjithë komunitetin ungjillor, duhet të përçohet mesazhi që të ketë sa më shumë tolerancë dhe mirësi mes njerëzve.
Kryetari i KPUK-së, pastori Femi Cakolli në mesazhin e Krishtlindjes u shpreh se njëri nga misionet e Kishës Protestante është për t’i bërë njerëzit e lumtur dhe kjo sipas tij arrihet përmes buzëqeshjes.
“Bibla na kujtojnë një mënyrë se qysh mund të nderohet Perëndia. Nëse ne nuk e duam vëllain që e shohim, si mund të themi që e duam Perëndinë që nuk e shohim. Prandaj kur të shohim tjetrin, ta duam të gjejmë Perëndinë tek ai person”, tha ai.
Ndërsa, pastori Imir dhe bashkëshortja e tij Janette Gashi lexuan disa pjesë të librit të shenjtë të Biblës.