“Kishte keqkuptim”, IHMK del me sqarim për paralajmërimin rreth erërave në Prishtinë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka mohuar se paralajmërimi i Komunës së Prishtinës për erëra të forta në kryeqytet është bazuar në të dhënat e këtij institucioni.

“IHMK sqaron se njoftimi i Komunës së Prishtinës për erëra të forta për sot, 25 janar, nuk është i mbështetur në parashikimin e motit nga IHMK… Parashikimi për datat 24 dhe 25 janar është i publikuar në faqen zyrtare të IHMK-së dhe nuk përmban paralajmërime për rreziqe nga erërat”, thuhej në postimin që u fshi pas disa minutave.

Më pas IHMK ka sqaruar se se publikimi dhe fshirja e postimit fillestar ishte rezultat i një keqkuptimi, duke shtuar se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje ndërmjet IHMK-së dhe Komunës së Prishtinës.

Ndërkohë, sipas parashikimit të fundit të IHMK-së, priten erëra me intensitet të lehtë deri mesatar, të cilat nga dita e hënë mund të shoqërohen me reshje shiu./21Media

Back to top button