Kaloni te përmbajtja kryesore

Kjaer: Incidenti i Eriksen na ka motivuar si skuadër

 
Kapiteni i danezëve ka treguar se si ndeshja hapëse e Euro 2020, që rezultoi të ishte dramatike, e ka ndihmuar skuadrën drejt suksesit së bashku.
Kapiteni i Danimarkës Simon Kjaer ka thënë që arresti kardiak i Christian Eriksen në ndeshjen hapëse të Euro 2020 e ka bashkuar skuadrën, duke i motivuar drejt fazës së gjysmëfinales.
Duke folur pas fitores 2:1 kundër Çekisë në Baku, Kjaer tregoi që danezët nuk janë të kënaqur, pavarësisht se kanë prekur gjysmëfinales e këtij Kampionati Evropian.
“Na ka bërë diçka në grup. Ne shkëlqejmë së bashku dhe jemi të sigurt së bashku. E dimë që mund t’iu besojmë njerëzve që kemi përreth. E dimë që nëse njëri nga ne është në probleme, atëherë dikush tjetër do të qëndroj afër”, tha Kjaer kur u pyet rreth ndikimit që ka pasur rasti i Eriksen tek skuadra.
“Na dhuron siguri, dhe natyrisht që e bënë Eriksen të ndihet më mirë. Mund të sulmojmë sepse e dimë që lojtari afër nesh është aty për të na ndihmuar”, shtoi Kjaer.
Po ashtu, kapiteni danez foli edhe për gjysmëfinalen kundër Anglisë, ku nuk u shpreh i kënaqur me kundërshtarin.
“Është një gjë e madhe, jashtëzakonisht e madhe. Synimi jonë ishte të shkonim drejt Wembley, dhe tani e kemi arritur atë gjë. Por do të gënjeja nëse do të thosha që jam i kënaqur për këtë kundërshtarë. Tani, duhet të festojmë, të kënaqemi dhe të rikuperohemi, por gjithashtu do të zhvillojmë ndeshje pas katër ditësh”, tha Kjaer.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button