“Kjo është e keqja”, Haradinaj ja numëron ‘dështimet pushtetit’

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë një sërë kritikash për qeverinë e konekretisht kreun e saj Albin Kurtin.
Haradinaj ka fajësuar Kurtin për prishje të marrëdhënieve me ndërkombëtarët, e po ashtu ka numëruar edhe gjëra të tjera që sipas tij kanë dëmtuar Kosovën.
“Na la pa NATO, pa , pa EU., Na solli Asociacionin më të keq të mundshëm., Na vendosi nën sanksione., Dobësoi biznesin, lodhi punëtorët e sektorit privat dhe publik., Na bëri të varur nga importi i energjisë dhe na e shtrenjtoi, dhe po na e shtrenjton prapë çmimin., I poshtëroi vlerat e lirisë duke lënë veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale me ndihmën e Listës Serbe., Na përçau në Kosovë, por edhe në rajon, me të gjithë shqiptarët, edhe në diasporë., Ky është e keqja!”, ka shkruar Haradinaj./21Media