Kjo është gjendja e 20 vjeçarit që u lëndua nga shpërthimi në Gjakovë

(Lajm i përditësuar)


20 vjeçari i lënduar nga shpërthimi në Dobrigje të Gjakovës është duke u trajtuar në Klinikën e Emergjencës.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla.

“Është duke u trajtuar në Qendrën e Emergjencës, pas ndërhyrjes operative është dërguar në mjekim intenziv qëndror për trajtim të mëtutjeshëm”, deklaron Syla. /21Media


Lëndohet rëndë 20-vjeçari në Gjakovë pas shpërthimit në shtëpinë e tij

Një 20 vjeçar ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e një shpërthimi në Dobrigje të Gjakovës.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj në lidhje me këtë rast tha se  është njoftuar prokurori i shtetit dhe në konsultim me të cilin është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elezaj. /21Media

Back to top button