Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorit të KEDS-it

Gjendja shëndetësore e punëtorit të KEDS-it që u lëndua sot si pasojë e shpërthimit në nënstacionin Prishtina 6, është stabile. Kështu ka thënë për portalin rtv21.tv drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
Ai për rtv21.tv tha pacienti pasi është trajtuar në emergjencë është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike ku do të vazhdojë tretmanin.
Nga KEDS kanë thënë se punëtori u lëndua gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV./21Media

Back to top button