Kjo është gruaja me thonjët më të gjatë në botë
Lee Redmond është gruaja me thonjtë më të gjatë në një palë duar femre që janë parë ndonjëherë.
Historia e thyerjes së rekordeve të Lee kishte filluar në vitin 1979, kur thonjtë e saj ishin më pak se 5 cm të gjatë. Ajo kishte vendosur të ndalonte prerjen e tyre dhe sfidoi veten për të parë se sa kohë do të rriteshin para se të fillonin të përkuleshin nga forma.
Por, thonjtë e Lee nuk filluan të përdridhen si thonjtë e tjerë të gjatë të famshëm. Në vend të kësaj, ata u rritën në harqe të mëdha të zgjeruara, me siguri si rezultat i procedurës së saj të kujdesshme të manikyrës së përditshme.
Kur Lee kishte kaluar 19 vjet pa i prerë thonjtë, Guinness World Records e njohu atë zyrtarisht për thonjtë më të gjatë në një palë duar (femra), me një gjatësi totale prej 7 m 51.3 cm (24 ft 7.8 in) në vitin 2003.
Lee shpesh thoshte se ndihet e mbrojtur nga thonjtë, sikur të formonin një mburojë rreth saj. Ajo mendonte kështu për shkak të një aksidenti që kishte pësuar në vitin 2009.
Lee kishte qenë pasagjere në një SUV i cili kishte humbur kontrollin dhe ishte përplas në anën e një automjeti tjetër, i cili ishte përplasur me një makinë të tretë dhe të katërt. Lee dhe shoferi i saj ishin dërguar menjëherë në spital.
Mirëpo, mbajtësja e rekordit i kishte mbijetuar plagëve të mëdha, por për fat të keq, thonjtë e saj ishin thyer duke e mbrojtur atë./21Media