Kjo është pesëshja më e votuar në LDK deri tani

Lidhja Demokratike e Kosovës doli e treta në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura dje, më 28 dhjetor.

Lumir Abdixhiku, kreu i partisë, është i pari me 8 mijë e 518 vota.

Pas tij, vjen nënkryetarja Hykmete Bajrami, e cila u votua nga 5 mijë e 388 qytetarë.

Ndërsa i treti është djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Uka, që mori 4 mijë e 615 vota.

Vendin e katërt aktualisht e zë Doarsa Kica-Xhelili me 4 mijë e 236 vota, kurse të pestin Avdullah Hoti me 4 mijë e 106 vota.

Këto rezultate dalin nga numërimi i rreth 10% të vendvotimeve dhe të njëjtat mund të ndryshojnë më tutje.

Back to top button