Kjo është rënditja e numrit të partive politike për zgjedhje

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) mbanë numrin 132, Lëvizjavetëvendosje(VV) 127, Partia Demokratike e Kosovë (PDK) mnumrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) numrin 135, NISMA 121 dhe Lista Serbe 119.

 

“Me sfida të shumta dhe kohën e shkurtër KQZ është duke punuar për të organizuar zgjedhjet. Garantoj të gjithë pjesemarrësit se KQZ mbetet e përkushtuar për organiziminn e zgjedhjeve sipas kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kjo mund të arrihet me bashkepunim të të gjithë neve. Ju bëjë thirrje subjtekeve politike, kandidatëve dhe mbeshtetësve të tyre që të respektojnë ligjin që të gjithë së bashku t’i shërbejmë integeritetit të zgjedhjeve”, tha me këtë rast kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

KQZ ka njoftuar se për zgjedhet e 14 shkurit, do ketë 10 ditë fushatë zgjedhore, e cila fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë nisma qytetare. /21Media 

Back to top button