RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kjo është situata në veri gjatë zbatimit të marrëveshjes për targat

Situata në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, është e qetë dhe procesi i reciprocitetit për targat po zhvillohet normalisht. Nga Kosova për në Serbi vërehen dhjetë

nga Miranda Beqaj4 tetor 20214 tetor 2021

Situata në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, është e qetë dhe procesi i reciprocitetit për targat po zhvillohet normalisht.
Nga Kosova për në Serbi vërehen dhjetëra automjete duke pritur, ndërsa nga drejtimi i kundërt kolona arrinë deri në dy kilometra dhe vozitësit detyrohen të mbulojnë simbolet shtetërore nëpër targat e tyre.
Doganierët dhe policia kufitare janë duke punuar me intensitet të shtuar në kryerjen e detyrave të tyre, derisa ushtarët e KFOR-it po vëzhgojnë situatën nga disa kilometra larg këtyre pikave.
Qytetarët e pakët, të cilët kanë pranuar të flasin, kanë mendime të ndryshme rreth kësaj mënyre të zgjidhjes së problemit.
Disa mendojnë se këto pritje janë shumë të rënda për ta, ndërsa ka edhe të tillë që thonë se pritjet nuk janë fare të vështira dhe se kjo marrëveshje është e duhur.
Lubomir Tripkovic, nga qyteti i Sijenicës të Serbisë, i cili ka qenë duke udhëtuar për në Leposaviq, ka bërë të ditur se kjo çështje duhet të zgjidhet, por jo në mënyrë që barra të bie mbi kurrizin e popullatës.
”Procedura është e vështirë sepse po nxitojmë për në fakultet, fëmiu po pret dhe do të kemi problem nëse vonohemi, ndërsa sa I përket pritjes nuk është problem për shkak se në jetë për gjithçka duhet pritur[…]Nuk e di, duhet të zgjidhet kjo çështje, por jo në këtë mënyrë që barra të bie në popullatën”, ka thënë Tripkovic.
Një qytetar tjetër, i cili nuk ka dashur ta tregojë emrin, ka thënë se pritjet e tilla janë shumë të rënda dhe se kjo marrëveshje nuk është e duhur.
Në anën tjetër, një qytetar nga Novi Pazari me emrin Esat, është shprehur se pritjet nuk janë të rënda fare për të dhe se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat është e qëlluar.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

14 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë