Kjo është vlera e diamantit më të vlefshëm që pritet të dalë në ankand

Një diamant blu është më i madh dhe më i vlefshmi që ka dalë në ankand, pra është zbulim i kohëve të fundit.

Diamanti ”De Beers Cullinan Blue” prej më shumë se 15 karatësh u gjet në vitin 2021 në minierën Cullinan të Afrikës së Jugut, një nga burimet e pakta në botë për diamante blu jashtëzakonisht të rrallë.

Ai do të ofrohet në një ankand në Sotheby’s Hong Kong këtë prill dhe vlerësohet të jetë mbi 48 milionë dollarë.

Zëvendëspresidenti i lartë i Sotheby’s dhe drejtori i shitjeve për bizhuteri, Frank Everett ka thënë se xhevahiri është i jashtëzakonshëm në shumë nivele.

“Është e rrallë për shkak të madhësisë. Është mbi 15 karat. Është një blu e gjallë dhe me të vërtetë një nga aspektet më të rralla të saj është prerja”, ka thënë ai.

Instituti Gemologjik i Amerikës (GIA) e vlerësoi diamantin ”Blu Fancy Vivid” klasifikimi më i lartë i mundshëm i ngjyrave sipas Sotheby’s, i dhënë jo më shumë se 1% të diamanteve blu të paraqitura në GIA./21Media

Back to top button