Klan Kosova gjobitet me 30 mijë euro, shkak Big Brother

30,000 euro është gjoba për Klan Kosovën, ku përmes Big Brother është promovuar dhunë psikologjike ndaj një viktime. Këtë e ka bërë të ditur juristja e medias, Flutura Kusari e cila kishte parshtruar ankesë në Komisionin e Panvarur për Media.
Kusari këtë vendim të KPM-së e ka quajtur historik.
“E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova! 30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët. Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive. Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë? Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë! Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë. Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht. Ju falenderoj për vëmendje. P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit”, ka njoftuar Kusari.