Klestori pas vdekjes së gjyshit: Në prag të vdekjes e ktheve birin tënd

 
Djali i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Klestori, ka shkruar fjalë prekëse pas vdekjes së gjyshit të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klestori ka thënë se do të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj gjyshit Fazli Veseli.
“Luftove një betejë të fortë, mbajte një qëndrim burrëror, e edhe në prag të vdekjes e ktheve birin tënd në vendin e vet e në mesin tonë, edhe kur trupi të lëshoj ja arrite të na sjellës një të mirë të fundit! Për këtë do të jemi përgjithmonë mirënjohes. Pusho i qetë baba Haxhi”, ka shkruar Klestori./21Media

 

Back to top button