Klinaku: Gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së

Gjykata e Apelit në Hagë ua ka ulur dënimin ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, nga katër vjet e gjashtë muaj në katër vjet e tre muaj.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar duke thënë se Gjykata Speciale është gjykatë politike.
Sipas tij, në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së

“Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike. Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku në Facebook./21Media
Back to top button