Klinaku nga Haga: Këtu do duhej ta kishin vendin pushtuesit serbë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka vizituar sot Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën dhee Kadri Veselin, të cilët po mbahen në Hagë.

Në Facebook, ai ka thënë se prapa dyerve të Gjykatës Speciale, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar, raporton Klan Kosova.

Të dielën, Klinaku do t’i vizitojë edhe Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin.

”Prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar”, ka shkruar Klinaku./21Media

Back to top button