Klinaku: Nuk e kemi ndërmend të ndalemi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se po shkilen të drejtat që u takojnë pjesëtarëve të luftës së UÇK-së.
“Kryeneçësia e këtij kryeministri me të cilin u morëm vesh që do të takohemi një herë në muaj, ai mendon që duke mos bashkëpunuar me ne si me sindikatat, e duke mos na mbështetur e përkrahur mendon që do të na shtrijë përtokë. Qeveria shkon e vjen por ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi përballë çdo qeverie e çdo kryeministri. Fatkeqësisht duhet të protestojmë për të mbrojtur vlerat e asaj lufte që na solli këtu. Duhet të protestojmë sepse po shkelen të drejtat që u takojnë pjesëtarëve të luftës”, tha  Klinaku.
Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Të martën Kuvendi i Kosovës miratoi në parim, me 68 vota për, projektligjin që përcakton pagën minimale.. Projektligji është kundërshtuar nga opozita, e cila nuk mori pjesë në votim./21Media

Back to top button